Një fëmijë 2 vjeç është paraqitur në spital në gjendje të rëndë në Sarandë. 

Paraprakisht, dyshohet se fëmija ka pirë një sasi medikamentesh.  

Të miturit i është dhënë ndihma e parë dhe për shkak të gjendjes është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës. 

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për rastin.