BERAT, 07 mars 2013-Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në një fshat të Beratit ku një djalë vetëm 13 vjeç ka rrëmbyer makinën e gjyshit të tij dhe ka përplasur dy vajza, njëra 12 e tjetra, vetëm 2 vjeç.
Mësohet se 13-vjeçari ka marrë makinën e gjyshit me celësa brenda dhe ka tentuar të drejtojë mjetin në lagje.
Por, pikërisht tek dyqani i bukës, ku kushërirat pasi kishin blerë bukën po ecnin të kapura për dore, ka mbërritur me shpejtësi automjeti i drejtuar nga 13-vjeçari duke përplasur dy të voglat.
Të plagosurat janë kushërira mes tyre dhe janë dërguar në Spitalin Ushtarak, në gjendje kritike për jetën.
Policia bëri shoqërimin e fëmijes dhe të pronarit të makinës në polici dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.
Ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, 2-vjecarja e aksidentuar mesditën e djeshme në Berat nga një adoleshent që ka marrë drejtimin e makinës dhe ka dalë pa leje në rrugë.
Vogëlushja u përplas dy ditë më parë bashkë me kushërirën e saj 12-vjecare, nga një 13-vjecar, i cili drejtonte automjetin e gjyshit të tij pa leje.
Policia ka thënë se 12-vjecarja e kishte në krah të miturën dhe ishte duke kaluar rrugën për të vajtur tek dyqani i bukës, kur papritur është përplasur nga makina me të cilën udhëtonte 13-vjecari.
Të dyja kushërirat u nisëm menjëherë drejt Spitalit ushtarak, por fatkeqësisht e mitura nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.





