Kinë, 23 maj 2014 – Ndoshta kërkonte mamanë që mund të ishte larguar për disa momente dhe gjatë përpjekjeve një fëmijë 1-vjeçar ka mundur të ngjitet në parvazin e ballkonit të shtëpisë që ndodhej në katin e dytë.
Vogëlushi është spikatur nga disa kalimtarë të rastit dhe kjo i ka shpëtuar jetën atij pasi djali ra dhe është pritur nga një burrë që qëndronte poshtë ballkonit.
Kjo aventurë e shëmtuar ka zgjatur disa minuta dhe falë 2 kalimtarëve vogëlushi nuk ka pësuar asnjë dëmtim.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





