TIRANË, 1 janar 2014 – Femija i pare i ketij viti eshte djale dhe eshte pagezuar me emrin Noel. Ai erdhi ne jete në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet.
Gjinekologu Artur Abili bëri të ditur se Noel ka lindur në orën 00:10 minuta, gëzon shëndet të plotë dhe është 4 kilogramë.
Pas Noel kanë ardhur në jetë edhe 3 djem të tjerë ne kete maternitet .
Tek materniteti tjeter "Niko Gliozheni", pak me vone sesa Noeli, ka lindur Enxhi. Vajza e dyte e nje familjeje, por e para per 2014-en. Te 3-ja lindjet deri ne mengjes ne kete maternitet kane qene vajza, te cilat kane barazuar numrin e djemve qe kane lindur ne maternitetin tjeter.





