Lagjja nr.5 në Durrës është alarmuar mbrëmjen e kësaj të enjteje, pasi zjarrfikësja mbërriti për të “shpëtuar” një fëmijë.

Prindërit, të cilët e kishin lënë fëmijën në banesë, kërkuan ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, pasi ai nuk po u përgjigjej për të hapur derën.

Siç duket nga pamjet që “DurrësLajm” po përcjell, përmes shkallës, zjarrfikësit u ngjitën nga ballkoni dhe hynë në banesë, ku konstatuan se fëmija ishte në gjumë.