INDI, 12 prill 2013 – Roona Begum është një vajzë indiane 18-muajshe e cila ka një çrregullim të rrallë me emrin hidrocefalus, ose siç njihet ndryshe “ujë në tru”.
Si pasojë e këtij çrregullimi, koka e vogëlushes ka përmasa shumë të mëdha.
Hidrocefalusi shkakton dëme në tru nëse nuk operohet, por familja e Roona-s nuk ka mjaftueshëm të ardhura për të paguar kurimin e saj dhe vajza është në mëshirë të fatit.





