Itali, 24 shkurt 2013 – Një vogëlush 3 vjeçar, që frekuentonte kopshtin, është harruar për dy orë në furgonin, që do ta shoqëronte për në shtëpi. Të miturin e kishte zënë gjumi në një sedilje të furgonit dhe drejtuesi i mjetit kishte harruar ta çonte në shtëpi. Ngjarja është regjistruar në Tuglie, një provincë e Salentos, raporton  Gazzetta del Mezzogiorno.

Pas panikut që përfshiu prindërit e 3 vjeçarit, të cilët nisën ta kërkonin edhe në shtëpitë e shokëve të tij, vogëlushi është gjetur ndërsa ishte duke fjetur në një nga sediljet e furgonit që ishte parkuar në garazh. Vogëlushi nuk ka kuptuar asgjë, pasi kur i doli gjumi ishte në krahët e së ëmës.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/