Udhëzime të reja për trajtimin e infeksioneve të veshit tek fëmijët

UASHINGTON, 17 mars 2013 –Infeksionet e veshit janë ndër sëmundjet më të shpeshta të fëmijëve.

Pothuajse gjysma e recetave të përshkruara për fëmijët janë për infeksionet e veshit, njofton VOA.

Akademia Amerikane e Pediatrisë këshillon që numri i recetave të tilla të pakësohet.

Ajo sapo ka botuar udhëzime të reja të rrepta për diagnostikimin dhe trajtimin e infeksioneve të veshit.

Akademia e Pediatrisë thotë se antibiotikët duhet të jepen:

– Për infeksione të rënda të veshit për fëmijët 6 muaj e sipër

– Kur dhimbjet në vesh janë të moderuara ose të rënda

– Kur këto dhimbje zgjasin të paktën 48 orë (ose)

– Kur dhimbjet e veshit shoqërohen nga një temperaturë 39 gradë Celsius ose më e lartë.

– Pritje e kujdesshme këshillohet për rastet më pak të rënda

Nëse gjendja e fëmijës me dhimbje në vesh nuk përmirësohet ose përkeqësohet brenda 48 orëve deri në 72 orë, atëherë këshillohet përdorimi i antibiotikëve.

Një përjashtim: fëmijët e moshave 6 muaj deri në 23 muaj me të dy veshët e infektuar duhet të trajtohen me antibiotikë.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/