Qindra vogëlushë të kopshteve dhe shkollave publike dhe jo publike kanë marrë pjesë në aktivitetin e zhvilluar me rastin e festës së Karnavaleve.

Edicioni i katërt i aktivitetit “Karnavale në qytetin tim” u mbajt të ambientet e Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”, për shkak të motit të keq që përfshiu qytetin e Durrësit këtë fundjavë. Fëmijët e veshur me maska, rroba shumëngjyrëshe, kostume të çuditshme e të veçanta kanë improvizuar një paradë para prindërve dhe mësuesve të tyre.

Aktiviteti në fjalë është organizuar nga Qëndra Kulturore e Fëmijëve dhe bashkia e Durrësit bëri me dije koreografi Arian Plaku për Durrës Lajm.  

Është kthyer në traditë, sidomos vitet e fundit, që festa e Karnavaleve të festohet nga të gjithë fëmijët pa dallim. 

K.H.