Ekspertët izraelitë, prej disa ditësh janë duke kaluar në “sitë” pallatet dhe ndërtesat e goditura rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Me ekspertizën dhe kontrollin e tyre mjaft profesional, ata kanë fituar respektin e qindra qytetarëve të Durrësit, që janë të traumatizuar që nga dita e tërmetit dhe i druhen fatit të banesave të tyre.
Sot, në shenjë mirënjohje ndaj përkushtimit dhe sakrificës së tyre, fëmijët e talentuar të Durrësit u kanë dhuruar një piikturë të punuar në ditët e vështira të qytetit bregdetar.
Piktura u është dorëzuar ekspertëve izraelitë nga prefekti i qarkut, Roland Nasto.
Postimi:






