Si rrallë herë më parë Amfitetari Romak i Durrësit është mbushur me nxënës të shkollave nëntëvjeçare të qytetit, të veshur me kostumet popullore të të gjithë trevave shqiptare.

Ceremonia me këtë rast është zhvilluar në këtë arenë ku kanë marrë pjesë qindra nxënës e mësues, përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të  Monumenteve, të Drejtorisë Arsimore etj.

Risi këtë vit është konsideruar konkursi me 12 fotot më të mira që do të përzgjidhen për prezantimn e qyetit tonë në një kalendar. Antigoni Gjergji  specialiste e trashëgimisë kulturore tha se aktiviteti është mbështetur nga Drejtoria Arsimore Rajonale, për të shpalosur vlerat materiale dhe jo materiale, që mbart kjo ditë.      

Një konkurs me përfshirjen e nxënësve të shkollave  9- vjecare të Durrësit, është hapur me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Nxënësit e  shkollave nëntëvjeçare të Durrësit janë veshur me kostume tradicionale , të trevave të ndryshme të vendit dhe kanë vizituar monumenet historikë dhe arkologjikë. Fotot më të bukura të këtyre kostumeve popullore, të bëra në monumentet e Kulturës  do të përzgjidhjen për të krijuar një kalendar me 12 foto, që do të prezantojë qytetin e Durrësit dhe monumentet kulturorë të tij. Me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, është kthyer në traditë aktiviteti: "Fëmijët miq të monumenteve të kulturës".  

K.H.