Fëmijët e shkollës fillore, të cilët përjetuan tmerrin e vrasjes së 20 shokëve të tyre në një sulm të çmendur me armë të 20-vjeçarit Adam Lanza në fillim të muajit dhjetor, do të kthehen në mësim në një shkollë të re që sipas policisë është “më e sigurta në botë”.
Shkolla fillore “Sandy Hook” është mbyllur që kur Lanza vrau 20 fëmijë dhe 6 anëtarë të stafit më 14 dhjetor dhe fëmijët do të rinisin mësimin në shkollën Chalk Hill, një shkollë që nuk përdorej më.
Një ekip prej 80 personash e ka rindërtuar këtë godinë dhe i është vënë emri Sandy Hook.
Masa të rrepta sigurie janë marrë në shkollën e re. Sipas policisë, kjo është shkolla më e sigurtë në botë.
Gjithashtu, prindërit do të lejohen të qëndrojnë në ambientet e shkollës ditën e parë të rikthimit të mësimeve për të qetësuar fëmijët e traumatizuar.