Plot 1 milionë e 700 mijë lekë kanë mbledhur vogëlushët e shkollës 9-vejçare “Vincens Prendushi” në Durrës në ndihmë të familjes së Kejsi Prizrendit, e cila po lufton për jetën në një spital në Padova të Italisë.

Senati i shkolllës, është organizuar duke mbledhur fonde nga të gjithë vogëlushët, të cilët brenda pak ditësh kanë mbledhur shumën e konsiderueshme të parave. Serada Zyriqi, presidente e senatit të shkollës jo publike, së bashku me antërarët e tjerë të senatit kanë hapur kutinë gjatë ditës së sotme pasi e dërguan në çdo klasë, ku vetë nxënësit kontribuan me aq mundësi sa kishin.

15-vjeçarja dha apelin se të gjithë duhet të sensibilizohen kur është fjala për të ndihmuar një vajzë e cila ka ndërprerë ëndrrat në mes e po kurohet në Itali.

Fëmijët janë të prekur nga rasti i Kejsit, vajzës 9-vjeçare, nxënëse në klasën e katërt të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, e cila ishte bërë gati të vinte në shkollë, por u sëmur shumë rëndë si rezultat i një infeksioni të marrë në spitalin pediatrik të Tiranës.

Infeksioni i mikrobit të stafilokokut i kaloi në gjak e për pasojë në gjendje mjaft të rënduar vajza u dërgua në Itali, ku prej gati një muaj është duke luftuar për jetën.

K.H.