26 prill 2015 – Kufoma e një vajze u gjet në një përrua, pranë fshatit Babje të Librazhdit. Në fakt, gjinia dhe mosha e re u përcaktua vetëm nga eshtrat që u ekzaminuan nga policia e zonës, kur u njoftua nga banorët. Disa fëmijë po luanin kur pikasën mbetjet e trupit të një njeriu.

Dyshohet se është një femër e re, e vrarë ose e vdekur në rrethana natyrale. Nuk dihet identiteti, ndërsa eshtrat i kanë kaluar për ekzaminim laboratorit në Tiranë.

Nga fshati ku u gjet trupi nuk rezulton ndonjë femër e zhdukur.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”