KINE– Qeveria kineze ka hartuar një ligj, i cili u miratua nga Kongresi i Popullit, e që i “detyron” fëmijët të vizitojnë rregullisht prindërit e moshuar.

Ligji pritet të hyjë në fuqi në korrik të 2013. Megjithëse në ligj theksohet se fëmijët duhet t’i vizitojnë shpesh prindërit, nuk qartësohet se çfarë periudhe kohore përfaqëson “shpesh”.

Nga ana tjetër nuk specifikohen as sanksionet që do penalizojnë fëmijët, nëse nuk e zbatojnë direktivën ligjore.

Në ligj u kërkohet punëdhënësve që t’u japin më shpesh leje fëmijëve që jetojnë larg prindërve për të shkuar tek këta të fundit.

Në Kinë ka një përqindje të lartë të popullsisë mbi 60 vjeç, 13.7%, ndërkohë që pritet që mosha e tretë në vitin 2050 të përbëjë 30% të popullsisë në vendin aziatik.