Ata janë fëmjë me nevoja speciale, por që kanë edhe prirje në fusha të ndryshme po aq speciale. Kanë krijuar një trupë muzikore dhe prej 12 vitesh performojnë muzikë jo vetëm tek fëmijët me aftësi ndryshme dhe nevoja speciale.
Trupa muzikore "The Door" e artistëve të vegjël me aftësi ndryshe nga qyteti i Shkodrës, erdhi jo vetëm për të vizituar fëmijët dhe bashkëmoshatarët, por edhe për të dhënë një koncert të veçantë. E krijuar prej 12 vitesh, tashmë aktiviteti i saj është i konsoliduar.
Për drejtuesen e kësaj shkolle, Arta Çerçizi, ky është një bashkëpunim i shtrirë në kohë, i cili pa dyshim do të vazhdojë më tej.
Në të njëjtën mënyrë e vlerësoi këtë bashkëpunim edhe punonjësja sociale, Bujane Topalli e cila përshëndeti, në emër të përfaqësuesve shkodranë.
Në këtë aktivitet morën pjesë, mësuesit dhe fëmijet, si edhe prindërit. Pjesë e këtij koncerti ishte dhe festimi i ditëlindjeve të dy vogëlushëve, duke krijuar një atmosferë plot ngjyra dhe emocione. Në fund për fëmijët pjesëmarrës u shpërndanë dhurata.
K.H.