Nisja e procesit mësimor dhe e aktivitetit në kopshte dhe çerdhe ka bërë që të gjithë qendrat shëndetësore, mjekët e familjes dhe pediatria, në këtë stinë të jenë plot me vogëlushë që kërkojnë ndihmën e mjekëve.
Jo vetëm ndryshmi i stinëve, por edhe i ambienteve, nga shtëpia në çerdhe apo kopsht, ka bërë që fëmijët e vegjël e kryesisht ata të mitur deri në 2 vjeç, të paraqesin simptoma të ndryshme që kanë të bëjnë me virozat e stinës.
Mjekja e familjes Bjanka Sali, e cila mbulon shërbimin për disa lagje në qendër të Durrësit, deklaroi se më të riskuar nga virozat e stinës janë fëmijët e vegjël, për të cilët prindërit duhet të kenë kujdes të veçantë.
“Kanë shkuar në çerdhe e kopsht dhe menjëherë fëmjët paraqesin temperaturë. Prindërit kërkojnë ndihmë sepse vogëlushët e tyre sapo shkojnë në çerdhe dhe kopsht iu sëmuren nga ndryshimi i ambientit. Nuk dihet pse ndodh kjo, por vishini sipas stinës, mos i mbingarkoni, jepuni lëngje të jenë të hidratuar fëmijët”, janë këshillat e mjekes.
Ndjekim intervistën.
K.H.