28 maj 2015 – Goma për fshirjen e gabimeve në shkollë është një “instrument i djallit” dhe duhet të hiqet nga përdorimi. Kjo ka qenë këshilla e disa ekspertëve, te cilët thonë se fshirësja i bën fëmijët të kenë turp nga gabimet dhe se ata gënjehen për egzistencën e perfeksionit.
“Fshirësja është një instrument i djallit sepse bën që fëmijët të kenë turp për gabimet e tyre. Është sikurse të gënjejmë botën dhe të themi: ‘Nuk bëj gabime, e bëra siç duhet që me herën e parë’. Ndërkohë ne kemi nevojë për një kulturë tjetër, për fëmijë që nuk kanë frikë nga gabimet, por të mësojnë nga to”, ka deklaruar profesori nga Londra, Guy Claxton.
Sipas tij, fshirja e gabimeve nuk i përgatit fëmijët për jetën, në një shekull ku shumë punë duhet që t’i bësh vetë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/