Barazia gjinore është një nga pikat më të rëndësishme që kërkohet të arrihet në të gjitha shtetet e zhvilluara. US News bazuar tek ky faktor, por jo vetëm, ka klasifikuar shtetet ku gratë mund të jetojnë më mirë dhe më keq.
Zonja ja lista e 5 shteteve ku mund të jetohet më mirë:
5.Australia: Kangurë po vijmë…
Në vend të pestë në klasifikim është Australia. Në fakt në bashkëpunim me Komisionin Australian për të Drejtat e Njeriut, vitet e fundit gratë australiane kanë marrë gjithnjë e më shumë role të rëndësishme brenda sektorëve si: qeverisje, punë në universitete etj. Mirë, por jo shumë mirë, sepse në këtë vend gratë duhet të punojnë 66 ditë më shumë për të arritur të njëjtën rrogë që marrin kolegët meshkuj.
4. Holanda, perfekte për mamatë e reja
Një duartrokitje për këtë shtet që në vitet e fundit ka përqëndruar të gjithë energjitë e veta për të reduktuar hendekun burrë-grua në ambiente të ndryshme si: shëndetësi, ekonomi, politikë etj. Është interesant fakti që në këtë shtet mamatë e reja kanë të drejtën e një infermiereje gjatë fillimit të mëmësisë, shpenzimet e së cilës janë të mbuluara nga siguracionet. Lum si mamatë holandeze!
3. Kanadaja këmbëngul drejt progresit, por me ndonjë pengesë
Në vend të tretë të klasifikimit është Kanadaja, qeveria e së cilës ka vendosur mbrojtjen e të drejtave të grave në politikat e jashtme dhe të brendshme. Natyrisht jo gjithçka që shkëlqen është ar. Rritjes së barazisë gjinore i kundërvihet një rritje e numrit të vrasjeve dhe dhunimit të femrave indigjene të kanadasë.
2. Suedia, këmbëngulje dhe objektiva të ngulitura në mendjen e grave
Vendi i dytë i takon Suedisë që ishte renditur më parë në vendin e katërt të klasifikimit të përgjithshëm të “Global Gender Gap 2014”. Flasim për një shtet ku barazia burrë-grua paraqitet si një objektiv për t’u arrirë me këmbëngulje të madhe.
1.Danimarka, vendi ku mamaja dhe babai janë të lirë dhe të qetë.
Në vend të parë të vendeve më të mira për të jetuar gratë është Danimarka. Ky shtet promovon barazinë gjinore në akte konkrete si për shembull në sistemin e kujdesit për fëmijën në bazë të të ardhurave dhe periudhën e lejes së lindjes si për mamatë ashtu edhe për baballarët. Në këtë aspekt është shteti më i përparuar në Bashkimin Europian, që vë prindërit në kushte të barabarta për të qëndruar në qetësi të plotë me fëmijën në muajt e parë të lindjes. Dhe kështu të gjithë janë të lumtur, apo jo?
Vendet në të cilat për fat të keq gratë nuk ia kalojnë mirë:
Algjeria dhe Pakistani janë vendet më të këqija ku mund të jetojë një grua. Mungesë totale të drejtash, për të cilat duhet të luftohet në nivel ndërkombëtar.
Burimi: alfemminile.com
Përshtati: R.O.