23 prill 2014 – Lupita Nyong'O është femra më e bukur në botë. Ky vlerësim jepet nga një klasifikim i revistës amerikane “People”, ku 31 vjeçarja me origjinë nga Kenia, fituese e çmimit Oscar si aktorja më e mirë joprotagoniste për interpretimin në filmin “12 vjet skllav”, vlerësohet për pamjen e saj.

“Emocionuese, është një kompliment shumë i madh”. Me këto fjalë e komentoi aktorja me ngjyrë këtë vlerësim.

Më tej në rrëfimin e saj për revistën ajo tha se ka besuar gjithmonë se bukuria është diçka shumë më ndryshe nga ajo që shikohet në televizor, “ajo e vajzave me lëkurë të bardhë dhe të pastër dhe flokë të gjatë dhe të drejtë”.

Në vitin 2013 kjo revistë cilësoi si femrën më të bukur aktoren Gwyneth Paltrow dhe në vitin 2012 këngëtaren Beyonce.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/