Numri i deputeteve femra në Parlament është rritur dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme për vendin tonë, duke treguar se jemi më afër vendeve evropiane që gjithmonë mbajmë si shembull, por edhe një hap shumë i rëndësishëm në jetën sociale të vendit.
Ja disa nga femrat me te bukura te PD dhe PS
Jorida Tabaku

Mban gradën doktore e shkencave në ekonomi dhe ka fituar ndër vite pozicione të favorshme në politikë. Së fundmi është zgjedhur anëtare e Parlamentit të Shqipërisë, duke përfaqësuar Partinë Demokratike. Përpos jetës së saj si politikane ajo është një femër e bukur, e cila di të kurojë imazhin në cdo dalje publike të saj.
Grida Duma

Ka rënë gjithmonë në sy për bukurinë e saj dhe njëkohësisht për “agresivitetin” në komunikim. E vendosur, “grifshë” dhe këmbëngulëse në çdo debat. Ajo është një politikane e zonja dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë Demokratike. Në fotot e saj në Facebook merr komplimente jo vetëm nga meshkujt, sepse kjo është mëse e pritshme, jo vetëm nga studentët e saj në Fakultetin e Shkencave Sociale, por edhe nga shumë femra shqiptare.
Majlinda Bregu

Finesë në çdo detaj, e qartë dhe e ftohtë në komunikim, ajo është një politikane e denjë e Partisë Demokratike. Është përfolur shpesh në media për veshjet me kosto të lartë dhe ndonjëherë e akuzuar për këpucë milionëlekëshe. Gjithsesi edhe pas këtyre komenteve “lart e poshtë” Majlinda vazhdon të ruajë hijeshinë në çdo aspekt.
Greta Koçi

Njihet nga të gjithë si këngëtarja e re “16 vjeçare” e cila është rritur në çdo drejtim. Tashmë me një karrierë të plotësuar në këngë, Greta është aktive edhe në politikë. Midis muzikës dhe politikës, dy gjëra plotësisht të ndryshme, ajo është përpjekur të ruajë balancën midis tyre. Nuk mund ta mohojmë që fansat i mbeten ende besnikë gjatë gjithë këtyre viteve.
Oriela Nebiaj

E vogël, e ëmbël dhe dhe mjaftueshëm elokuente në deklaratat për shtyp. Ka kryer rolin e zëdhënses së Partisë Demokratike. Jo më kot është përshtatur lehtë në politikë, pasi Oriela ka qenë një nga fytyrat më të njohura të ekranit shqiptar.
Esmeralda Shkjau

Është një nga anëtaret e Partisë Socialiste, është diplomuar për Menaxhim biznesi. E nisi rrugëtimin e saj në politikë si koordinatore e rrjetit të vullnetarëve të Partisë Socialiste, qarku Durrës, deri te betimi si Deputete e Kuvendit. Është një nga femrat më të bukura të Partisë Socialiste.
Arta Dade

Gruaja e parë në Shqipëri që ka mbajtur detyrën e Ministres së Punëve të Jashtme. Ka punuar si pedagoge në departamentin e Gjuhëve të Huaja, në Universitetin e Tiranës. Një nga anëtaret më të njohura të Partisë Socialiste, jo vetëm në fushën politike, por njëkohësisht edhe paraqitjen e saj, gjithmonë zyrtare dhe me klas. Gjithashtu, ka është emëruar edhe zëvendëskryetare e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë.
Mimi Kodheli

Është diplomuar për financë, si dhe ka një master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln. E pozicionuar në psotin e Ministres së Mbrojtjes, është gruaja e parë që vendoset në një post të tillë në Shqipëri. Gjtihmonë ka ditur të mbajë larg jetës së familjes politikën. “E ruaj dashurinë me mënyrën si sillem, që nuk është një mënyrë pa emocione, as banale, është një mënyrë intriguese. Unë kam emocione të forta dhe i shfaq dhe gjithmonë i jam dedikuar familjes. Bëj rolin e gruas, nënës. Nuk sjell në familje ministrin,” ka thënë ajo në një intervistë.

E cilësuar si një drejtuese kurajoze e institucioneve publike, Elisa është një politikane por edhe një mama e përkushtuar. Ish- drejtoresha e Doganave ka një familje shumë të bukur dhe një vajzë të vogël me emrin Nalta, të cilës ka vendosur t’i kushtojë gjithë kohën e saj.

Vajza e vogël e rritur dikur nga gjyshërit e saj në qytetin e Lushnjes tashmë është një nga politikanet të rrënjosura në memorien e shqiptarëve. E qetë dhe saktë në çdo dalje publike të saj përcjell imazhin e një zonje elegante.
truble.org





