Deklarata e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Kristaq Papa, ka bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme, teksa ky i fundit nga foltorja tha se “fëmrat me mua kanë pirë më shumë whisky e pije të mira sesa ujë!” në kohën kur ai kishte kaçurrela dhe para.
Faqe të ndryshme në rrjetet sociale, si “Brryli Broadway” apo Genc Sejko kanë bërë meme të ndryshme nisur nga deklarata e deputetit të opozitës së re që ka hyrë në Kuvend nga listat e PD-së.





