Moda e fundit britanike për femrat është bërja e një tatuazhi në gjoks duke e mbuluar atë të gjithin. Përse?

Tashmë nuk shkohet më tek kirurgu për të operuar zemrën. Duket se britaniket nuk kanë probleme të tilla.

Tek kirurgu femrat tani shkojnë edhe për të bërë tatuazh gjinjtë. Ky është një operacion që rikthen në fuqi ngjyrën dhe përcakton më mirë skicën e aoreloës.

Fillimisht kjo kirurgji është zhvilluar për pacientët me kancer, të cilët kanë rindërtuar gjoksin pas operacionit.

Por tani ajo është bërë një modë, pas një llambe dhe një injeksioni Botox, nuk mund të humbasin “tatuazhin”.

Tatuazhi, i cili zgjat nga 12 në 18 muaj, merr mesatarisht mbi dy orë në sallën e kirurgjisë dhe kushton rreth 1.200 £ për të dy gjokset.

I nënshtrohen operacionit kryesisht vajza të reja, të moshës mes 20 dhe 30 vjeçare. Ato nuk ndjehen më në siklet topless në plazh, ose në dhomat e zhveshjes nëpër palestra.

Sipas një raporti Telgraph në zonën e Liverpool janë të paktën 15 mjekë me përvojë në “tattooing” dhe secili prej tyre u bën tatuazh më shumë se tri grave në javë.