Lacio i bën nder Fenerbahçes. Klubi bardhekaltër ka bërë të mundur arkëtimin e 1 milionë eurove në buxhetin e palës turke. Kualifikimi i ekipit italian në raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve përkthehet në rritje të të ardhurave për Fenerbahçen.
Muriqi është aktivizuar në 4 ndeshje të Ligës së Kampioneve, me Lacion ndërsa në dy ndeshjet e fundit ka munguar për shkak dëmtimi.
Në këtë mënyrë, Fenerbahçe ka grumbulluar prej shitjes së 26-vjeçarit 18.5 milionë euro (17.5 milionë nga shitja te Lacios plus 1 milionë të tjera nga kualifikimi mes 16 skuadrave më të mira të këtij sezoni në Ligën e Kampioneve).





