Nga Gladiola Busulla
DURRËS, 13 tetor 2014– Feng Shui , fjalë për fjalë do të thotë "erë dhe ujë", për nder të dy elementeve që plazmojnë tokën. Në botën natyrore mbretëron harmonia, një element thelbësor që duhet të jetë prezent dhe në shtëpitë tona. Sipas interpretimeve perëndimore, feng shui është mënyra e arredimit të shtëpisë, është një fe; por nuk është kështu. Në filozofinë kineze ai konsiderohet si frymëmarrja e natyrës. Objektivi i feng shuit është të krijojë mirëqenien përmes vendosjes së një ekuilibri harmonik. Lëvizja e përjetshme kontrollohet nga dy forca motore, tkurrja dhe zgjerimi; Yin dhe Yang. Yin parimi negativ, femërorja, përfaqësuar nga ngjyra e zezë. Parimi Yang pozitiv, mashkullorja, përfaqësuar nga ngjyra e bardhë. Aplikimi i kësaj disipline të lashtë të quajtur Feng-Shui, nuk është një trill, por një mënyrë jetese; të gjithë ne mund të përmirësojmë disa fusha të banesës sonë. I gjithë qëllimi është të përfitojmë sa më shumë energji pozitive nga ambjenti ku jetojmë.
Kuzhina ideale sipas Feng Shuit është një mjedis praktik, i ndritshëm, me sipërfaqe të mjaftueshme për të punuar dhe e ventiluar mirë: pozicionimi i duhur i mobiljeve duhet të japë dritë të mjaftueshme, qarkullim të mirë të ajrit dhe hapësirë të mjaftueshme për të lëvizur. Kuzhina nuk duhet të jetë e vendosur pranë hyrjes së shtëpisë për të shmangur impresionin se banorët e saj janë të fokusuar vetëm tek ushqimi; por nuk duhet as të jetë e pozicionuar afër dhomës së gjumit, në mënyrë që të mos shqetësojnë banorët kur pushojnë.
Impiantet e ujit, lavamani dhe pjatalarësja duhet të vendosen në veri ose në perëndim. Ndërkohë që lindja dhe jugu janë vendi i duhur për sobën (zjarrin). Duhet të kihet kujdes në respektimin e kufijve midis ujit dhe zjarrit. Për një shtëpi është e rëndësishme dera qendrore e saj: energjia duhet të kalojë pa u penguar nga kolona, pasqyra, mure apo qoshe. Ngjyra e derës varet nga vendndodhja: e kuqe në jug, blu në veri, e gjelbër dhe e bardhë në lindje e perëndim. ondamentale, atëherë, edhe përdorimi i ngjyrës.
Dhoma e gjumit është një tjetër pikë strategjike e kësaj disipline. Ajo duhet të jetë e pozicionuar larg rrugës dhe zhurmave. Shtrati duhet të jetë i mbështëtur pas një muri nga ana e lindjes; teksa as këmbët dhe as koka nuk duhet të jenë drejt derës. Sipas Feng Shuit, një shtrat i vendosur në formën e gabuar bëhet shkak për nervozizëm dhe problem në çift.
Përveç vendosjes së objekteve në pozicionin e duhur, është thelbësore dhe zgjedhja e ngjyrave. E kuqja sjell fat të mirë, simbolizon fatin, forcën, suksesin dhe zjarrin, i cili stimulon forcat e së mirës dhe përjashton energjinë negative nga dhoma. E gjelbra është ngjyra e drurit që përfaqëson rilindjen dhe rimishërimin. Rregullat e mësipërme të Feng Shuit mund ta bëjnë jetën tuaj të përditshme më të ekuilibruar dhe harmonike.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





