Pushuesit që kishin zgjedhur plazhin e Shkëmbit të Kavajës këtë të shtunë janë surprizuar jo pak kur mjegulla ka pushtuar plazhin.

Siç shihet edhe në pamjet filmike që kanë mbërritur në redaksinë e “DurrësLajm”, mjegulla është përhapur përgjatë vijës bregdetare duke e bërë thuajse të pamundur shikimin në një distancë mbi 10 metra.

Mjegulla ka rrethuar edhe godinën 20 katëshe në bregdet, ku katet e larta mezi dallohen.