Fundi i muajit Gusht ofron një tjetër fenomen të jashtëzakonshëm astronomik- kombinimin e rrallë të një hëne gjigande blu.
Superhëna blu do të shfaqet në qiellin e natës më 19 gusht dhe sipas NASA, fenomeni i rrallë do të vijojë për tre mbrëmje te plota.
“Një superhënë që përkon me një hënë blu është jashtëzakonisht e rrallë”, raporton agjencia hapësinore. Diçka e tillë do të ndodhë sërish pas 13 vitesh, në janar dhe mars 2037.
Superhënat shfaqet kur orbita e satelitit është në distancën më të afërt me Tokën, sipas NASA-s.
Duket afërsisht 14% më e madhe dhe shkëlqen 30% më shumë.
Superhënat shfaqen tre deri në katër herë në vit dhe shfaqen gjithmonë radhazi.
Pra, duke filluar nga ky muaj, tre hënat e plota të ardhshme do të jenë superhëna.
Superhënat e ardhshme do të ndodhin më 17 shtator, 17 tetor dhe 15 nëntor.
Ndërsa hëna blu, pavarësisht nga emri i saj, nuk ka të bëjë shumë me ngjyrën, sesa me kohën kur shfaqet.
Ka dy lloje hënash blu – sezonale dhe mujore – dhe hëna blu më 19 gusht do të jetë sezonale.
Një hënë blu sezonale është hëna e tretë e plotë në një sezon astrologjik me katër hëna të plota, ndërsa një hënë blu mujore i referohet së dytës nga dy hënat e plota në të njëjtin muaj.
Hëna e ardhshme blu sezonale pritet në maj 2027, sipas NASA-s.
NASA raporton se kjo ndodh kur grimcat e vogla në ajër, zakonisht të tymit ose pluhurit, shpërndajnë gjatësi vale të kuqe të dritës dhe bëjnë që hëna të duket blu.