Vorbull ajri në Durrës.

Këto janë pamjet e regjistruara gjatë paradites së të dielës në gjirin e Durrësit, pranë shëtitores “Taulantia”.

24 orët e fundit, qyteti bregdetar u godit nga shira të rrëmbyer, që ulën ndjeshëm temperaturat përvëluese të 3 javëve të fundit.

Të shtunën plazhet e vijës bregdetare u braktisën nga pushuesit, por edhe sot situata vijon të jetë pak a shumë e njëjtë, pavarësisht stabilizimit të kushteve atmosferike.