Francë, 5 gusht 2014 – Pasi e përfundoi detyrën e Ambasadorit në Kupën e Botës "Brazil 2014" Fenomeno Ronaldo po kalon disa ditë pushime në plazhet e Ibizas, i shoqëruar nga familjarë dhe miq të tij.
37-vjeçari, edhe pse është përfolur shumë për peshën e tij trupore dhe për pjesëmarrjen e tij në në reality-shoë në Brazil për të humbur disa kilogramë, është shfaqur sërish në mbi peshë.
Por në bazë të fotove që iu sjellim më sipër duket se Ronaldon nuk e pengon barku i madh për tu kredhur në ujërat e kristalta të Detit Mesdhe.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





