Mungesa e vendeve të parkimit është një fenomen i njohur në Durrës, jo vetëm në rrugët kryesore, por edhe në rrugë dytësore e kuartalla.
Pavarësisht aksioneve të herëpashershme të Policisë Bashkiake për të hequr mjetet rrethanore me të cilat zihet nëpër lagje një vend parkimi, metodat alla shqiptarçe për të ruajtur me çdo kusht një vend të rezervuar parkimi nuk ndalen.
Këtë herë, denoncimi për fenomenin që fare mirë mund ta quajmë “Parkim i xanun” vjen nga lagjja nr.11, në zonën pas shkollës “Shaqe Mazreku”.
Një qytetar na ka dërguar fotot që po publikojmë më poshtë, të cilat dëshmojnë më së miri tentativat e disa banorëve për të zënë në mënyrë të kundërligjshme një vend parkimi, duke penalizuar të tjerë rezidentë.
“Do doja te beja nje denoncim ne lidhje me zonen e perbashket qe kemi me banoret e tjer per pjesen e parkimit qe disa banor aty i zejn me shufra hekri beton dhe gjera te tjera. Bashkia nuk mer masa sado qe i telefonojm. Ndodhet mbrapa shkolles “Shaqe Mazreku” Durres.”,- shkruan denoncuesi.











