Linja e make-up "Fenty Beauty", e këngëtares me famë botërore Rihanna, ishte një sukses i menjëhershëm.

Një raport i ri tregon se "Fenty Beauty" ka grumbulluar miliona dollarë që nga dalja e saj në treg në muajin shtator.

Linja kozmetike e ylli të popit ka fituar 72 milionë dollarë vetëm për një muaj sipas të përditshmes "Women’s Wear Daily".

'Media value' përfshin paratë që marka ka fituar nga reklamat e mediave sociale dhe shtypi.