Itali, 30 korrik 2014 – Ferdinand Gjura, 27 vjeç u arrestua nga policia e Peruxhias për shpërndarje kokaine, ndërsa po furnizonte “klientët” në rrugët e qendrës historike të qytetit.

Ferdinandi me makinën e vet Mercedes Klas A po furnizonte drogaxhinjtë në qendër të Peruxhias, kur u ndalua nga policia. Nga kontrolli ju gjetën vetëm 5 gramë kokainë, për të cilën Gjura pretendoi se e kishte për përdorim personal.

Fatkeqësisht te të dy celularët e tij vazhdimisht binte zilja. Policët e kuptuan se ishin “klientët”, që po prisnin me padurim dozat e kokainë.

Policia e zëvendësoi Gjurën në timon me një polic dhe një e nga një i shoqëroi 14 klientë të Gjurës në polici.

Nga hetimet e mëtejshme u konstatua se Ferdinadi kishte një padi të ngritur për heqje të lejës së qëndrimit në Itali, për shkak të precedentëve të vjedhjes dhe mbajtjes së sendeve të vjedhura.

Pas arrestimit, Gjura duhet të qëndrojë në burg derisa të zhvillohet gjyqi me procedurën e gjykimit të drejtpërdrejtë.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/