2 dhjetor 2013 – Sot në orën 16:00 është marrë në pyetje nën akuzën për "shpërdorim detyre", Ferdinand Poni.Bëhet me dije se Ferdinand Poni po hetohet nga krimi ekonomik i Policisë së Tiranës.Ai dyshohet për "shpërdorim detyre" në dy afera korruptive. Poni tashmë është kryetar i grupit të këshilltarëve të djathtë, në Bashkinë e Tiranës.





