Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xheferaj ka thirrur në interpelancë ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

Interpelanca është futur në rendin e ditës së Kuvendit dhe do të zhvillohet në seancën e radhës plenare, nesër, të hënën.

Mësohet se interpelanca ka të bëjë me dhënien me qira dhe koncesion të pronave të bazave të ushtrisë.

Ministri i Mbrojtjes do të japë shpjegime në Kuvend për konstatimet e deputetit demokrat.