Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për 17 të pandehurit që akuzohen si pjesë e grupit kriminal, të përfshirë në aktivitetin e kultivimit të kanabisit në sera të mbyllura që u zbulua në Berat.
Prokurori Behar Dibra kërkoi 133 vite në total për të gjithë të pandehurit, ku më I larti u kërkua për dy prej tyre Sadetin Hasajn e Blerim Xhekën, nga 13 vite secili.
Sadetin Hasaj, kërkohen 13 vite burg
Blerim Xheka, kërkohen 13 vite burg
Sidrit Bisha, kërkohen 10 vite burg
Suad Smakaj, kërkohen 9 vite burg
Jurgen Ujkaj, kërkohen 10 vite burg
Samoel Lushaj, kërkohen 10 vite burg
Endriol Xheka, kërkohen 9 vite burg
Mirvaldo Disha, kërkohen 9 vite burg
Hmadi Dyli, kërkohen 8 vite burg
Arben Vrapi, kërkohen 6 vite burg
Adiol Çifliku, kërkohen 6 vite burg
Lulzim Bushataj, kërkohen 5 vite burg
Mustaf Manej, kërkohen 5 vite burg
Bashkim Mema, kërkohen 5 vite burg
Drita Mema, kërkohën 5 vite burg
Izmire Mema, kërkohen 5 vite burg
Edison Mema, kërkohen 5 vite burg
Për 4 të fundit u kërkua pezullimi i vendimit i ekzekutimit të vendimit dhe vënia në provë për 3 vjet.
Operacioni u ndërmor më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej 870 kg kanabis si dhe u arrestuan të paktën 11 persona.
Dy vite më pas me kërkesë të SPAK, GJKKO firmosi më 22 prill 2024 caktimin e masës së sigurisë personale “arrest në burg” për 9 persona.
Të pandehurit akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Ata ishin pjesë e aktivitetit kriminal që zhvillohej në Berat dhe në atë kohë thuajse gjithë komisariati i këtij qyteti u shkri ku u ndërmorën masa disiplinore si largim nga detyra apo shtyrje e afatit të gradimit për shkak se nuk zbuluan aktivitetin kriminal.





