Spektakli “Ferma VIP” ka hyrë vetëm në ditën e pestë të transmetimit, por tensionet mes banorëve kanë nisur të marrin formë të fortë. Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Limit dhe Yllit, pas një deklarate të bërë nga Limi, i cili publikisht sugjeroi se Ylli është homoseksual – një pretendim që ky i fundit e mohoi prerë në emisionin live.
Ylli, duke reaguar ndaj deklaratës, tha:
“Limi është djalë i mirë, por ai nuk mund të përcaktojë seksualitetin tim. Është mendimi i tij. Unë e them hapur: nuk jam gej. Më ka kërcënuar gjithashtu, më tha: ‘Kur të dalim jashtë, do e shohësh’. Unë nuk thashë që është njeri i keq, por kjo është ajo që kam përjetuar.”
Limi, nga ana tjetër, u përpoq të justifikonte qëndrimin e tij:
“Ylli mu duk djalë i mirë dhe interesant në fillim, por u ndamë për disa arsye. Gjatë një bisede për familjen, mu duk i pasinqertë. Punët e fermës i bën vetëm për të rënë në sy. Ajo që thashë lidhet me mënyrën si sillet, si flet, zihet vetëm me vajzat. S’është sjellje burri ajo.”
Ndërkohë, Zhaku, një tjetër banore në fermë, ndërhyri duke kritikuar Lim-in për përqendrimin te orientimi seksual i një personi:
“Pse të ndikon seksualiteti i dikujt? Çfarë të duhet ty nëse është gej?”
Limi iu përgjigj:
“Është e rëndësishme për mua, dua të di kë kam pranë.”
Zhaku nuk ngurroi të ironizonte:
“Ke frikë se të kap me zor natën?”