DURRËS, 15 maj 2014 –  Edhe pse në shifra jo të mëdha, gjatë vitit 2013 fermerët durrsakë arritën të çanin tregjet e perimeve deri në vendet veriore evropiane.

Sipas statistikave zyrtare, në vitin 2013 janë eksportuar rreth 1 190  tonë perime të freskëta, kryesisht prodhime serash.

Në strukturë shalqiri, me 910 tonë, zë vendin e parë nga perimet, ku 500 tonë çuar në Danimarkë, 190 tonë në Lituani, 120 tonë në Kosovë dhe 100 tonë në Serbi.

Kurse pjepri (150 tonë), domatet (600 tonë), trangujt (260 tonë) janë eksportuar vetëm në Kosovë dhe Serbi.

Kurse dy artikuj “ekzotikë”: batha kokërr (50 tonë) janë “thithur” nga Italia dhe 19,2 tonë erëza nga Zvicra.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/