Fermerët në Greqi kanë përshkallëzuar protestat gjatë ditës së sotme. Ato kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve të tyre.

Si pasojë e përshkallëzimit të protestave, Policia Kufitare Kakavjë, ka njoftuar se do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve dhe se do të lejohen të kalojë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare greke ka njoftuar se aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar gjatë ditës së sotme, nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke).