Prej dy ditësh fermerët në Greqi protestojnë duke kërkuar masa mbështetëse për kostot e prodhimit dhe kompensim.

Autostrada Athinë Selanik vijon të mbetet e mbyllur si pasojë e përshkallëzimit të protestave.

Fermerët deklarojnë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre. Ata kanë ngritur postblloqe të reja rrugore edhe në zona të tjerë të Greqisë.

Fermerët janë bërë bashkë me traktorët e tyre në kryqëzimin e rrugës kombëtare. Edhe pse ishte vendosur një barrierë policie, fermerët nuk janë ndalur dhe kanë arritur të dalin në rrugën që shkon drejt Athinës.