Krahas protestës para Kuvendit në Tiranë, edhe fermerët e Lushnjës dhe Rrogozhinës kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar ndryshimin e TVSH-së për prodhuesit e qumështit. Fermerët në shenjë proteste derdhën qumështin në rrugë, ndërkohë që kërkuan tërheqjen e këtij vendimi nga qeveria.
Protestuesit kanë bllokuar aksin kryesor rrugor dhe kanë lëshuar thirrjet “mashtrues, mashtrues”, kurse ndër pankartat kryesore që mbajnë në duar lexohet:
“Nafta e traktorit tim e ka çmimin njësoj si nafta e benzit tënd”, “Ulje me 14 % të çmimit për fermerin” si dhe “Subvencionet në bujqësi në 2018 20 milionë euro, në 2019 vetëm 4 milionë euro”.





