Të gjithë besimtarët e krishterë festojnë këtë të diel Pashkët të cilat simbolizojnë ringjalljen e Krishtit.

Mirëpo, këtë vit festë i ka gjetur ata në një situatë të vështirë me përhapjen e koronavirusit në të gjithë botën.

Por kjo nuk i ka ndaluar ata që të shprehin besimin dhe të ndjekin ritualet sipas mënyrës së tyre.

Kështu një fermer në Brownfield, Texas ka punuar tokën e tij duke krijuar formën e kryqit, i cili është dhe simboli kryesor i fesë së krishterë.