6nëntor 2015 – Kjo foto tregon një pjesë nga filmi mbi Pablo Eskobarin, “El Patronin” e Kolumbisë, ku bosi më i madh i drogës i shekullit të 20 numëron paratë. Eskobari, banda e të cilit furnizonte 80 për qind të SHBA-së me kokainë, një pjesë të parave e kishte groposur në tokë.
Në vitin 2015, gati 22 vite pas vrasjes së Eskobarit nga policia, fermeri kolumbian, Jose Mariena Cartolos, ka gjetur nën tokë thasët me plot 600 milionë dollarë. Ai i zbuloi paratë pasi mori një tokë nga qeveria, për të zhvilluar një plantacion me palma në ish-tokën e Escobar, raportojnë mediat kolumbiane.
Fermeri teksa tokën zbuloi enë të mbushur përplot me para, vlera e të cilave, pas numërimit, arriti deri në 600 milionë dollarë.
Fermeri ka lajmëruar autoritete dhe ato i konfiskuan paratë, të cilat do të përdoren nga qeveria kolumbiane për financim të programeve sociale dhe ekonomike.
/portali DurresLajm/