Ky edicion i tretë i Ferma Vip do të drejtohet nga Arbana Osmani, me regjinë e Eduart Grishajt, dhe pritet të vijë me pjesëmarrës që nuk janë parë më parë në formatin e fermës.

Një nga emrat më të përfolur është reperi Fero, i cili, sipas Prive’ mësohet se ka zhvilluar një takim me Arbana Osmanin rreth 10 ditë më parë në një hotel në qendër të Prishtinës, duke lënë të kuptohet se gjithçka është gati për hyrjen e tij.

Nisja e spektaklit më 20 mars përkon edhe me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Një tjetër surprizë e madhe pritet të jetë Ermiona Lekbello, e cila sipas gazetarit Andi Vrapi, mund të largohet nga luksi i Beverly Hills për të marrë pjesë në sfidat e fermës.

Edhe pse marrëveshja nuk është finalizuar ende, thuhet se janë plotësuar kushtet që Ermiona të jetë sërish një nga figurat kryesore të vitit 2026.

Përveç Fero-Ermiona, në listën e mundshme të pjesëmarrësve përmenden edhe Jonida Maliqi, Soni Malaj, Mimoza Ahmeti dhe Romir Zalla.

Nëse ky kast konfirmohet, spektatori do të ketë mundësinë të ndjekë startin e spektaklit më 20 mars, kur do të ndizen dritat e fermës më të famshme në vend.