Mbrojtësi kryeqytetas Nertil Ferraj, blerja e fundit e skuadrës së “djemve të detit” në start të këtij edicioni, nuk do të jetë pjesë e durrsakëve të Teutës për gjysmën e dytë në vijim. Për shkak të mungesës së hapësirave në radhët e skuadrës së Maganit, ku u aktivizua vetëm në 7 ndeshje si zëvendësues, “mëngjarashi” Ferraj i ka kërkuar drejtuesve të klubit durrsak zgjidhjen e kontratës midis tyre, për të cilët është rënë dakort.

Mbrojtësi 28-vjeçar Nertil Ferraj është një produkt “Made in Dinamo”, por ka luajtur edhe me bardheblutë e Tiranës, ku ka fituar edhe dy tituj kampioni në radhët e skuadrave kryetetase. Ai ka luajtur edhe një sezon në radhët e krutanëve të Kastriotit. Pas mbrojtësit kosovar Viktor Kuka pak ditë më parë, “mëngjarashi” Nertil Ferraj është largimi i dytë nga radhët e durrsakëve të Teutës, largime këto që nuk e kanë prekur strukturën e skuadrës së trajnerit Gugash Magani.