Ferrari nuk dorëzohet dhe ka vendosur të apelojë vendimin e komisarëve të garës në Çmimin e Madh të Kanadasë të cilët i dhanë një penallti prej 5 sekondash, gjermanit Sebastian Vettel duke i hequr fitoren nga duart pilotit të skuadrës italiane.
Vettel bëri një manovër të rrezikshme në daljen e tij nga pit stopi për të mbrotjur pozicionin e parë të cilin e kishte mbajtur gjatë gjithë garës duke rrezikuar përplasjen me Hamilton që vinte nga pas.
Hyrja në pistë e gjermanit u konsiderua e rrezikshme nga komisarët e garës në Montreal dhe për këtë arsye ai u penalizua me 5 sekonda dhe pavarsisht se i mbylli garën i pari në fund fitorja i shkoi pilotit anglez.
Vettel nuk pranoi këtë vendim duke bërë skena të pahijshme në fund të garës ndërkohë që Ferrari e ka çuar në Apel këtë çështje me shpresën se veprimi i Vettel do të cilësohet i rregullt dhe do i hiqet penalizimi për ta marrë fitoren që në pistë e arriti me meritë.