Pas 3 viteve bashkëpunim ndahen përfundimisht rrugët e James Allison me Ferrarin. Britaniku ka zyrtarizuar largimin e tij nga skuadra italiane nga posti i drejtori teknik nëpërmjet një komunikate ku specifikohet se zëvendësi i tij në këtë rol do të jetë Mattia Binotto, aktualisht përgjegjës i Power Unit te kokëkuqja. Menjëherë pas zyrtarizmit të largimit të James Allison nga Ferrari, shefi i skuadrës Maurizzio Arrivabene, theksoi: ” I gjithë ekipi dëshiron të falenderojë James-in, për impenjimin dhe sakfrificat që ka bërë gjatë kësaj periudhe që kemi kaluar së bashku dhe i uron atij suksese në karrierën e tij të mëtejshme”. Vendimi i James Allison për t'u larguar nga Ferrari vjen në një moment të vështirë për kokëkuqen. Në Hungari skuadra italiane tregoi edhe njëherë tjetër limitet e saj edhe pse i bëri më mirë disa gjëra se në garat e kaluara. Për Ferrarin pritej një sezon pozitiv në të cilin skuadra me qëndër në Maranello mund të sfidonte Mercedesin në garën për titullin por edhe pse ka përfunduar gjysma e kampionatit deri tani Vettel dhe Raikkonen nuk kanë fituar asnjë Cmim të Madh. Allison i cili përpara garës së Australisë humbi bashkëshorten, sipas asaj që nënvizojnë mediat është larguar nga skuadra për t'u qëndruar pranë fëmijëve të tij.
Ferrari një dështim, shkarkohet Drejtori Teknik
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Rruga e Kombit” e mbuluar nga mjegulla! Autoritetet apel drejtuesve të mjeteve
29-vjeçarja dashurohet me ChatGPT-në, e lë sepse u bë servil
Durrës/ Besimtarë të shumtë ndjekin meshën e Krishtlindjes
Durrës/ Besimtarë të shumtë ndjekin meshën e Krishtlindjes (VIDEO)





