Një fundjavë për t’u harruar për Ferrarin në Kanada, garë ku u tërhoqën nga gara pilotët Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. Për këtë arsye, duket se në Maranello duan të përveshin mëngët për t’u rikthyer menjëherë në ndjekje të rivalëve. Sipas formul1a.uno, Ferrari po insiston të sjellë përditësimet e radhës tashmë në cirkuitin e ardhshëm të Botërorit, që do të zhvillohet në Montmelo, Katalonjë, në datën 23 qershor.
Gjithashtu, skuderia italiane dëshiron të rrisë ngarkesën e përgjithshme. Si dhe të japë një ridimensionim më të mirë aerodinamik. Për më tepër, një objektiv tjetër do të ishte ndryshimi i dyshemesë së makinës. Përditësimet e para u sollën në fundjavën e Imolas, (19 maj), duke lejuar “kokëkuqen” të buzëqeshte në Monte Carlo, por duke konfirmuar problemet në temperaturat e ulëta. Sjellja e menjëhershme e risive të tjera mund të nënkuptojë gjithashtu dëshirën për të bërë një hap më tej se sa është parë tani.
Buffon: Shqipëria e lehtë vetëm në letër, 80 përqind e stadiumit do jetë kuqezi
E shtunë, 15 qershor 2024 në orën 21:00, Dortmund. Në “Iduna Park” luhet Shqipëri – Itali e vlefshme për Grupin B të Europianit 2024. Në katër përballjet mes tyre të kaltrit kanë fituar kundër kuqezinjve, por për legjendën Gianluigi Buffon Italia nuk do e ketë të lehtë. Në një bisedë për mediet, Buffon që mban edhe rolin e trajnerit të portierëve te Italia, tha se të tijtë nuk do e kenë të lehtë, pasi kuqezinjtë janë një ekip që janë rritur shumë. “Luajmë kundër Shqipërisë, më pas me Spanjën dhe Kroacinë.
Në letër ndeshja me Shqipërinë është më e favorshmja, por unë mendoj se është më delikatja. Të gjitha ndeshjet janë të vëshira në Evropian. Është një kombëtare që po rritet dhe më pas mos harroni tifozët. Në Euro 16 të gjitha ndeshjet e tyre ishin me 80 përqind shqiptarë në stadium, edhe në Dormtund pres një gjë të tillë. Do jetë ndeshje delikate”, tha Buffon. Nëse Buffon e ka kuptuar se tanët janë një ekip i fortë, atëherë edhe ekipi italian me Spallettin do jetë në “alarm” për ndeshjen që është e shumëpritur.