I nxehti përvëlues i këtyre ditëve pritet të vazhdojë edhe përgjatë muajit Gusht, siç paralajmërojnë ekspertët e Organizatës Botërore të Meteorologjisë.
“Valët planetare që po zhvillojnë këto valë të të nxehtit janë shumë të vështira për t’u larguar. Ato janë gati-gati, të palëvizshme. Ndaj duhet të presim, ose të paktën llogaritë t’i bëjmë që kjo vapë ekstreme, të vazhdojnë edhe përgjatë Gushtit”.
Mbi këtë arsyetim, Xhon Nern parashikon që gjatë viteve në vijim, valët e të nxehtit të mos kufizohen vetëm gjatë 3 muajve të verës, por kohëzgjatja e të dyfishohet, duke u shtrirë përgjatë gjysmës së vitit.
Fajin kryesor për ngrohjen globale, shkencëtarët ia venë djegies së karburanteve dhe çlirimit të lartë të dioksidit të karbonit, që sipas tyre ngrohin ujin e oqeaneve duke shkaktuar fenomenin El Ninjo.
Ajri i ngrohtë që gjenerojnë oqeanet po bllokon rrymat e ftohta nga Poli i Veriut, që të balancojë temperaturat kryesisht në Europë dhe gjithë hemisferën veriore.