Një festë beqarie është kthyer në një ngjarje dramatike në Treviso të Italisë. Një 21-vjeçar ka vdekur, pasi është qëlluar me thikë dhe shtatë të tjerë janë plagosur. Ngjarja tragjike ka për autorë të dyshuar një shqiptar dhe një shtetas rumun, të cilët janë arrestuar.
Mësohet se të rinjtë kanë qenë duke festuar me mikun e tyre, i cili do të martohej, por fqinjët janë shqetësuar nga zhurma e tyre.
Duket se zhurma e lartë që po bënin në apartament ka shqetësuar banorët, por shqiptari dhe rumuni kanë vepruar menjëherë duke i sulmuar me thikë. Fillimisht ka plasur sherri me fjale, pastaj situata degjeneroi.
Identitetet e autorëve dhe viktimave nuk janë bërë ende me dije.





