E gjitha mund të konsiderohet një ëndërr e ëmbël. Surpriza e mikeshave për nusen e ardhshme ishte menduar me shumë hollësi deri në detaje. Duke filluar që nga destinacioni, i cili s’mund të ishte i zakonshëm.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim deri tani mes personazheve të njohur të showbiz-it, festa e beqarisë së Xhensilës është një përrallë e vërtetë. Ideja e mikeshës së saj, Drilona Boçi, për t’i mbledhur vajzat në një jaht raporton "Class".

I mbushur me tullumbace dhe trëndafila të bardhë, jahti është kthyer në një mjet që lundron drejt bardhësisë e lumturisë, duke paraprirë dasmën e madhe.

Vajzat janë të veshura të gjitha me rrobëdeshambër rozë dhe badi të bardha, kurse nusja, sipas traditës, mban në kokë kurorën, ndërsa në bady ka të shënuar mbiemrin e saj të ardhshëm: Mrs. Kallaku.

Brenda jahtit, surprizat nuk munguan për Xhensilën, por as për vajzat. Të gjitha bashkë kanë festuar e janë kënaqur nga kjo festë e mbushur me ngjyra të ëmbla.

Atmosfera u ndez kur vajzave u erdhi një striptist i cili i çmendi vajzat me lëvizjet e tij. Por me siguri kur keni parë videon fytyra e tij, ju është dukur e njohur. Sepse vërtet ai është shumë i njohur. Balerini i cili kishte rolin e striptistit quhet Orjan Lika dhe njihet për lëvizjet e tij të çmendura. Orjan ka qenë protagonist në disa videoklipe dhe gjithashtu ka kërcyer në “Xing me Ermalin” pak kohë më parë.